+355 4 2230 515

Inf-93.com

Green Coast Resort

GREEN COAST RESORT

 

VILA ME PAMJE NGA DETI:

  • Vila Elite Deluxe me sipërfaqe 516 m2 (362 m2 ndërtim + 154 verandë) dhe truall 900 – 1,500 m2. Vila ofron 4 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje + kuzhinë e veçuar + Studio + Dhomë Lavanderie + 4 Tualete + Ballkone + Veranda.

Çmimi varion nga 900,000 -  1,200,000 Euro.

  • Vila Elite me sipërfaqe. 378 m2 (269 m2 ndertim + 109 m2 verande) dhe truall 650 – 800 m2. Vila ofron 3 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje+ kuzhinë e veçuar + Dhomë Lavanderie + 4 Tualete + Ballkone + Veranda.

Çmimi varion nga 670, 000 -  700,000 Euro.

  • Vila Individuale e madhe me sipërfaqe. 177 m2 dhe truall 350 – 600 m2. Vila ofron 3 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje + kuzhinë + Dhomë Lavanderie + 2 Tualete + Ballkone. 

Çmimi varion nga 350, 000 -  500,000 Euro.

  • Vila Individuale e vogël me sipërfaqe. 140 m2 dhe truall 300 – 500 m2. Vila ofron 2 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje + kuzhinë + Dhomë Lavanderie + 2 Tualete + Ballkone. 

Çmimi varion nga 270, 000 -  290,000 Euro.

  • Vila Twine madhe me sipërfaqe. 171 m2 dhe truall 300 – 500 m2. Vila ofron 2 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje + kuzhinë + 2 Tualete + Ballkone. 

Çmimi varion nga 320, 000 -  340,000 Euro.

  • Vila Twine vogël me sipërfaqe. 149 m2 dhe truall 250 – 400 m2. Vila ofron 2 Dhoma Gjumi + Dhomë Ndenje + kuzhinë + 2 Tualete + Ballkone. 

Çmimi varion nga 270, 000 -  320,000 Euro.

 

VILA 4 FAMILJARE

  • Vila 4 familjare 1+1 me sipërfaqe. 73 m² dhe me truall 150 – 300 m2. Vila 4 familjare ofron ambient ndenje, ambient kuzhine, dhomë gjumi, tualet dhe ballkon. 

Çmimi varion nga 127,000 Euro – 140,000 Euro.

 

  • Vila 4 familjare 2+1 me sipërfaqe83m², 95m² dhe 111 m² me truall 100 – 300 m².

Vila 4 familjare ofron ambient ndenje, ambient kuzhine, 2 dhoma gjumi, tualet dhe ballkon. 

Çmimivarion nga 145,000 Euro – 220,000 Euro.

 

Një parkim përfshirë në çmim. Trualli dhe parkimi janë në pronësi.

Kërkohet minimalisht 30 - 70% e vlerës me firmosjen e kontratës në varësi të zonës ku ndodhet prona.

 

Distancat:

  • Tiranë = 205 km
  • Tirana - Airoport = 200 km
  • Vlora = 50 km
  • New Vlora Airoport = 55 km
  • Sarandë = 60 km

 

Avantazhet e projektit:

  • Vendodhja strategjike, në një nga zonat më të bukura të Rivierës Shqiptare, ku ndërthuret mali me detin, shumë afër pranë parkut kombëtar të Llogarasë
  • Investim i sigurt si pjesë e Balfin grup, grupit më tëmadh të investimeve jo vetëm në Shqipëri por një ndër grupet më të fuqishme dhe më serioze në rajonin e Ballkanit,
  • Cilësia e lartë e ndërtimit, konform modeleve dhe standardeve evropiane
  • Projektimi i resortit nga studio projektimi dhe arkitekture të huaja, me eksperiencë të gjatë dhe të suksesshme ndërkombëtare
  • Investim i zgjuar dhe me kthim të shpejtë, falë skemave risi të menaxhimit dhe qiradhënies së pronës
  • Manaxhimi i resortit dhe mirëmbajtje në nivel të lartë,
  • Siguri e lartë, sistem monitorimi 24/7
  • Shëtitorja Green Coast me shërbime në dispozicion të banorëve dhe pushuesve (bare, restorante, beach-bare, supermarket, qendër sportive, amfiteatër etj).
  • Hoteli me 5 yje, një nga markat më të njohura botërore, i cili po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar elitar në Shqipëri

 

SHËTITORJA:

Pjesë e këtij projekti është shëtitorja me njësi biznesi, të tilla si: bare, restorante, beach-bare, supermarket, qendër sportive, amfiteatër etj. Shëtitorja do të jetë në funksion të banorëve dhe vizitorëve dhe do të shërbejë si qendër argëtimi dhe relaksi.

Nëpërmjet strukturave të tij, resorti do të organizoje edhe guida turistike, praktikimin e sporteve dimërore dhe verore.

HOTELI

Gjithashtu pjesë e Green Coast Resort do të jetë edhe një hotel me 5 yje, një nga markat më të njohura botërore, i cili po sjell një standard të lartë në strukturat akomoduese në turizmin bregdetar elitar në Shqipëri. Ky hotel, i cili pritet të mbarojë së shpejti, do të ofrojë shërbime të shumta të tilla si: SPA dhe qendra estetike,  pishina të brendshme dhe të jashtme, palestër dhe ambiente sportive.

“Buttler Service” është një tjetër risi e sjellë në Green Coast, ku çdo banor do të ketë mundësinë të përfitojë shërbim të personalizuar sipas nevojës. Ky shërbim garanton një kujdes maksimal për banorët dhe plotësim të çdo kërkese të tyre në kohë, duke i bërë të ndihen në qendër të vëmendjes dhe të privilegjuar.

Të gjithë rezidentët do të pajisen me Kartën e Banorit, e cila do t’iu ofrojë përfitime dhe çmime preferenciale për shërbimet e resortit.

 

AFATI I PERFUNDIMIT:

FAZA E PARE NE 2019

FAZA E DYTE NE 2020

FAZA E TRETE NE 2021