Historia e Kompanise

Real Estate “Inf 93” eshte e para agjensi immobiliare e organizuar ne Shqiperi. Eshte krijuar ne vitin 1993.  “Inf 93” Real Estate operon ne tregun e pasurive te paluajtshme ne Tirane e Shqiperi me nje eksperience 25 vjecare. Ne fillimet e saja ishte shoqeri e perbashket Italo-Shqiptare, duke sjelle pervojen italiane ne kete fushe.

Jemi krenare qe ndihmojme klientet tane ne mbylljen me sukses te transaksioneve  te pasurive te paluajtshme. Ne kujdesemi se si mund ta bejme, procesin e shit-blerjeve dhe qirave te pasurive te paluajtshme, nje rrugetim sa me te thjeshte per klientet tane.

JEMI  PROFESIONISTE, INVESTITORE, VLERESUES DHE KONSULENTE.

“Inf 93” Real Estate operon ne ndermjetesimin e pasurive të paluajtshme, që nga viti 1993 e  ne vijim, dhe eshte e specializuar në shitje, blerje, qira, investime, konsulence dhe vleresim te pasurive të paluajtshme. “Inf 93” Real Estate eshte themeluar nga Ing. Lefter Sila dhe Albenc Sila, me pasionin për të vepruar sa me suksesshem ne tregun e pasurive te paluajtshme. Aktualisht ne zotërojmë dhe menaxhojmë një portofol mbi qindra mijra metra katrorë prona dhe kërkojmë vazhdimisht mundësi të reja investimi ne drejtim te rritjes se tyre

Profesionalizmi, eksperienca edhe besimi jane themeli kryesor i biznesit tone. Ne i vleresojme klientet tane. Ne i shohim klientet tane si partnere. Ne kujdesemi per ta, sepse na kane besuar me kerkesat e tyre. Ne bashkepunojme me kompanite me te medha te ndertimit ne Shqiperi, si ManeTCI, Edil-Al, Gener 2, etj. Ne synojme te shfrytezojme njohurite dhe eksperiencen tone ne tregun immobiliar per te ofruar nje sherbim sa me profesional. Ekipi yne i ndermjetesve dhe vleresuesve synon jo vetem te lehtesoje transaksionet e pasurive te paluajtshme, por edhe te krijoje marredhenie kuptimplota edhe afatgjata me klientet. Ekipi yne kryen ne menyre efikase edhe  me efektiv transaksioneve te ndryshme, duke perfshire dhenien me qira, shitjen, blerjen, vleresimin e pasurive te paluajtshme, planifikimin e hapesirave per ndertim, organizimi i hapesirave te apartamenteve, vilave, jep konsulence teknike e juridike, etj.