Komisionet

 

Dëshironi të shisni ose jepni me qira pronën tuaj në Shqipëri? Listojeni atë sot me ne!

Me ne do të merrni një prezantim të pronës suaj në faqen tonë të internetit – një nga faqet më të shikuara dhe klikuara për pasuri të paluajtshme në Shqipëri, reklama me pagesë në llogarinë tonë në Facebook, Instagram, Google, Youtube, Tik Tok, kanale të tjera marketingu, listim i pronës në portalet kryesore të pasurive të paluajtshme, akses në bazën tonë të madhe të të dhënave me klientët e drejtëpërdrejtë, bashkëpunim me agjenci të tjera profesionale në Shqipëri, organizim i plotë dhe ndihmë ligjore gjatë procesit të shitjes dhe qirasë, shërbim i shkëlqyer dhe mbrojtje e interesave tuaja, prezantim i pronave tuaja me video, foto dhe shumë shërbime të tjera. Dhe, mbi të gjitha - tek ne prona juaj do të arrijë tek blerësit dhe qiramarrësit më aktivë, në tregun lokal! Sepse ne jemi një kompani shqiptare me një pozicion lider në tregun vendas dhe një përvojë solide në shërbim të klientëve shqiptarë dhe të huaj.

Përfitoni nga përvoja jonë mbi 30 vjecare nga viti 1993, reputacioni i shkëlqyer, shërbimi profesional dhe njohuritë e tregut!

Komisionet e agjensisë “Inf 93” Real Estate jane listuar si më poshtë.

 

KOMISIONI I BLERËSIT

  • 1.5% i vlerës së çmimit të shitjes të pronës.

Komisioni i agjencisë sonë mbulon shumë shërbime të rëndësishme që ne i ofrojmë blerësit gjatë procesit të blerjes si psh: diskutimi i kërkesave të tij, organizimi i takimeve/vizitave për pronën, kërkimi i pronave sipas kritereve të përcaktuara nga klienti, asistencë ligjore, biseda me bankat kur nevojitet kredia, kontrolle të plota mbi dokumentet e pronësisë, përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme me noterin, negociatat me shitësit, komunikimi, përfaqësimi dhe mbyllja e marrëveshjes.

KOMISIONI I SHITËSIT:

  • 3% i vlerës së cmimit të shitjes të pronës.

Komisioni i agjencisë sonë mbulon shumë shërbime të rëndësishme që ne i ofrojmë shitësit gjatë procesit të shitjes si psh: procesi i listimit, konsultimi mbi çmimin e shitjes, organizimi i fotove dhe videove të pronës, marketingu i pronës në faqen tonë të internetit dhe kanale të tjera marketingu, organizimi i takimeve/vizitave me blerës potencial, asistencë juridike, kontrolle të plota të letrave të pronësisë, përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme me noterin, negociatat me blerësin, komunikimi, përfaqësimi dhe mbyllja e marrëveshjes

 

KOMISIONI I QIRADHËNËSIT:

  • Një qira mujore për kontrata qiraje të gjata 1-3 vite.
  • Dy qira mujore për kontrata qiraje të gjata 3-6 vite.
  • Tre qira mujore për kontrata qiraje të gjata mbi 6 vite.

 

Komisioni i agjencisë sonë sonë mbulon shumë shërbime të rëndësishme për qiradhënësin gjatë procesit të qirasë si psh: procesi i listimit, konsultimi i çmimit të qirasë, organizimi i fotove dhe videove të pronës, marketingu i pronës në faqen tonë të internetit dhe kanale të tjera marketingu, organizimi i vizitave/takimeve me qiramarrës potencial, asistencë juridike, kontrolle të plota të letrave të pronësisë, përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme me noterin, negociatat me qiramarrësin, përfaqësimi dhe mbyllja e marrëveshjes.

KOMISIONI I QIRAMARRËSIT:

  • 50% të një qiraje mujore për kontrata deri ne 1-2 vite.
  • Një qira mujore për kontrata qiraje të gjata mbi 2 vite.

 

Komisioni i agjencisë sonë mbulon shumë shërbime të rëndësishme të cilat ne i ofrojmë qiramarrësit gjatë procesit të marrjes me qira si psh: diskutimi i kërkesave të tij, organizimi i takimeve/vizitave për pronën, kërkimi i pronave sipas kritereve të përcaktuara nga klienti, asistenca juridike, përgatitja e të gjitha dokumenteve të nevojshme me noterin, negociata me qiradhënësin, përfaqësimi dhe mbyllja e marrëveshjes.