+355 4 2230 515

Inf-93.com

Lajme

Një shtëpi e dytë në bregdet - Flet Emon Sila

Është koha e duhur për të bërë një investim të zgjuar, për të blerë një shtëpi të dytë në bregdet. E thonë edhe ekspertët, të cilët sugjerojnë që të nxitohet, pasi parashikohet që çmimet të rriten. Rezidenca perfekte do të ishte pranë detit Adriatik, në një ndërtim që garanton standarde, cilësi, vendndodhje strategjike, hapësira rekreative dhe mbi të gjitha, qetësi larg së përditshmes së zhurmshme. Ajo mund të jetë shtëpia juaj e dytë, ku mund të pushoni. T’i largoheni zhurmës, rutinës dhe stresit të përditshëm. Por, mund të jetë edhe një investim me vlerë të shtuar, i zgjuar në një kohë kur kërkesa është në rritje e po kështu parashikohen edhe çmimet. Një apartament me pamje nga deti, me të gjitha lehtësitë, standardet më bashkëkohore mund të jetë një strehë e mirë për një çift të rinjsh të sapomartuar apo për familje të mëdha.
Kompleksi Vala Mar Residences ofron vila dhe apartamente të sipërfaqeve të ndryshme që garantojnë 24 orë në 7 ditë të javës siguri, ruajnë të njëjtin standard të lartë cilësie, çmime konkurruese, si dhe paketa lehtësuese financimi.
ManeTCI, pjesë e Grupit Balfin, ofron edhe konsulencë për të siguruar financim nga bankat në vend dhe në rajon.

Llotot nuk “dalin” në treg – Rinovohen kontratat, shumë pak ambiente për qira

Mbyllja e aktiviteteve të kazinove dhe llotove sportive nga 1 Janari 2019, nuk ka dhënë rezultatet e pritura për tregun imobiliar në kryeqytet.

Mbyllen bastet, shtohen dyqanet me qira

Mbyllja e basteve dhe kazinove ka rritur ndjeshëm numrin e ambienteve që janë listuar pranë agjencive imobiliare për tu dhënë me qira. Shumë pronarë kanë shpallur dhënien me qira të ambienteve që kryesisht janë kthyer në dyqane, zyra e kafene. Ndërsa çmimet e qirave për këto ambiente nuk kanë pasur ndryshim edhe pse pritet të ketë një ulje si pasojë e rritjes së ofertës.

Flet Presidenti i Grupit Balfin, Samir Mane: Diversifikim rajonal, do të zvogëlojmë portofolin në Shqipëri

pasuri te paluajtshnme, apartamente ne shitje, balfin grup, samir mane, investime,

Shqipëria duket tashmë tepër e vogël për grupin Balfin, më i madhi në vend. Pasi së fundi është diversifikuar në sistemin financiar dhe po vijon me intensitet investimet në turizëm, presidenti i grupit, Samir Mane, pohon se tashmë i rëndësishëm është diversifikimi rajonal, ndërsa në Shqipëri, sfida është zvogëlimi i portofolit. Balfin ka filluar të shesë bizneset e vogla, që i marrin grupit shumë kohë menaxheriale.
Një tjetër tërheqje është edhe nga sektori i real estate, në kryeqytet, ku grupi shiti së fundmi aksionet që zotëronte në qiellgërvishtësin Down Town Albania.
Z. Mane përsërit se oferta për apartamente në Tiranë pritet të rritet ndjeshëm, nëse do të zbatohen të gjitha projektet e planifikuara dhe kjo mund të çojë në një ngecje të shitjeve në të ardhmen. Por, ai shton se nuk ka rrezik për flluskë, pasi këto projekte nuk po financohen nga bankat, teksa këto të fundit kanë një lloj tërheqjeje nga financimet në real estate.

Vila mania / Pse po ndërtohen kaq shume

Në periferinë e kryeqytetit dhe në bregdet ka nisur mania e ndërtimit të vilave. Ekspertët e pasurive të paluajtshme, por edhe të turizmit, flasin për mbiofertë të tyre në bregdet dhe të papërshtatshme për llojin e turistit që synojmë, që nuk i sjellin vlerë të shtuar ekonomisë. Si po ndryshon tregu i vilave, çfarë kërkohet dhe kush po blen? Pse po ndërtohet kaq shumë kur çmimin e tyre mund ta përballojnë vetëm 5% e shqiptarëve? Paralajmërimi i ekspertëve: Në bregdet, oferta po e tejkalon ndjeshëm kërkesën…

Pages