+355 4 2230 515

Inf-93.com

Kursi i Vleresimit dhe Investimit ne Pasurite e Paluajtshme

Kanë nisur regjistrimet në Kursin e Formimit të Vazhduar “Vlerësimit dhe Investimit në Pasuritë e Paluajtshme”

David Allen, i pari që ka sjellë këtë praktikë në Shqipëri, një figurë e mirënjohur në rang ndërkombëtar në fushën e Pasurive të Paluajtshme, anëtar i shoqatës së njohur të vlerësuesve “RICS”, do të jetë sërish drejtor didaktik i këtij kursi.

I njohur nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë si dhe nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, ky kurs mundëson pajisjen e kursantit me licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit në fushën e vlerësimit dhe investimit në pasuritë e paluajtshme.

Kushtet paraprake për pjesëmarrje:

Për të ndjekur këtë kurs, duhet të keni përfunduar studimet Bachelor në programet: Inxhinieri, Arkitekturë ose Ekonomi.

Dokumentet për regjistrim: 

1.Diplomë Universitare (fotokopje e noterizuar)

2.Listë e notash (fotokopje e noterizuar)

3.Kartë Identititeti (fotokopje),

4.CV 

5.Certifikata apo dëshmi të kualifikimeve të tjera si dhe dy fotografi.

Tarifa e kursit:

Tarifa e regjistrimit:10.000 ALL 

Tarifa e pjesëmarrjes (paguhet në momentin e fillimit të kursit): 80.000 ALL

Kohëzgjatja: 

20 javë.

Oraret: 

Çdo të enjte dhe të premte, ora: 16:00 - 20:00

Çdo të shtunë, ora: 10:00-14:00

Për tu regjistruar na kontaktoni në: 

[email protected] ose në numrat e kontaktit: +355696070111/0693530570

Ju mirëpresim!