+355 4 2230 515

Inf-93.com

MBI TREGUN E PASURIVE TE PALUAJTSHME NE TIRANE

Inxh. Lefter Sila

Real Estate “INF 93”

Mbi tregun e pasurive te paluajtshme ne Tirane

Edhe gjate ketij viti vihet re se ka rënie të transaksioneve, si rrjedhoje e rënies  së kërkesës, e cila filloi që nga viti 2009, vit kur filloi kriza botërore financiare. Arsyet jane se te ardhurat nga emigrantët u pakësuan në mënyrë të ndjeshme, bankat pakësuan dhënien e kredive, ra niveli i punësimit, investimet e huaja u pakesuan, etj. Nëse nga viti 1995 deri në 2002 pati një rrritje graduale të çmimeve , nga viti 2002-2006 rritja ishte galopante për arsye të kërkesës së madhe. Ndërsa nga 2006-2008 kjo rritje u zvogëlua dhe nga 2008 e deri më sot kemi një ulje të çmimeve të shitjeve të pasurive të paluajtshme ekzistuese dhe atyre te reja  te ndertuara para vitit 2015.

Por përjashtim bejne  pallatet e reja që kanë filluar të ndërtohen nga themelet në vitin 2015-të. Këto pallate janë me çmime më të larta, sepse përqindja qe marrin pronarët e tokave është më e lartë se më parë  (brenda unazes se vogel te Tiranes shkon 40-45%, ne qender, te ish Blloku, te zona e TVSH-se shkon 50 %), është rritur cilësia e ndërtimit të tyre, pra eshte rritur kosto, është ulur volumi dhe sipërfaqja e ndërtimit. Kostoja e ndërtimit eshte rritur edhe për efekt të futjes nën tokë të 2-3 kateve për garazhe. Tjetër arsye është se ndërtuesit kanë shpenzuar për 5 vite mjaft vlera monetare, per aq kohe sa ka zgjatur koha e dhënies së lejeve të ndërtimit, duke kujtuar këtu se për 5 vite ishin pezulluar (2010-2015). Eshte shtuar ne menyre te ndjeshme edhe taksa e infrastruktures (nga 4 ne 8%). Nderkohe ndertuesit mbajne dicka per vete, per miqte e tyre dhe japin apartamente dhe me klering. Keshtu qe mbetet rreth 30-35 % e pallatit per tu shitur. Me kete sasi te vogla pronash qe u mbetet per shitje, ndertuesit pretendonje te nxjerrim gjitha kostot e permendura me  siper dhe te nxjerri edhe fitimin e vet. Prandaj ato dalin ne treg me cmime me te larta se me pare.

Por ama vihet re nje fakt teper domethenes. Ne se me pare shitjet ne nje pallat te ri perfundonin ne karabina te godines, tani vihet re ne keto pallate te reja, te filluara pas vitit 5015, edhe pse kane perfunduar, ndertuesit kane akoma disa apartamente pa shitur.