+355 4 2230 515

Inf-93.com

Një shtëpi e dytë në bregdet - Flet Emon Sila

Një shtëpi e dytë në bregdet

Është koha e duhur për të bërë një investim të zgjuar, për të blerë një shtëpi të dytë në bregdet. E thonë edhe ekspertët, të cilët sugjerojnë që të nxitohet, pasi parashikohet që çmimet të rriten. Rezidenca perfekte do të ishte pranë detit Adriatik, në një ndërtim që garanton standarde, cilësi, vendndodhje strategjike, hapësira rekreative dhe mbi të gjitha, qetësi larg së përditshmes së zhurmshme.

Ajo mund të jetë shtëpia juaj e dytë, ku mund të pushoni. T’i largoheni zhurmës, rutinës dhe stresit të përditshëm. Por, mund të jetë edhe një investim me vlerë të shtuar, i zgjuar në një kohë kur kërkesa është në rritje e po kështu parashikohen edhe çmimet. Një apartament me pamje nga deti, me të gjitha lehtësitë, standardet më bashkëkohore mund të jetë një strehë e mirë për një çift të rinjsh të sapomartuar apo për familje të mëdha.

 Kompleksi Vala Mar Residences ofron vila dhe apartamente të sipërfaqeve të ndryshme që garantojnë 24 orë në 7 ditë të javës siguri, ruajnë të njëjtin standard të lartë cilësie, çmime konkurruese, si dhe paketa lehtësuese financimi.

ManeTCI, pjesë e Grupit Balfin, ofron edhe konsulencë për të siguruar financim nga bankat në vend dhe në rajon.

Bëni zgjedhjen e duhur

Flet Emon Sila

Si ka qenë ecuria e kërkesave për blerje në  Vala Mar Residences ?

Ecuria e kërkesave për blerje, realisht i ka tejkaluar pritshmëritë tona. Trendi i shitjeve ka qenë në rritje që nga fillimi i këtij projekti.

Projekti Vala Mar Residences tek Gjiri i Lalëzit është unik dhe ka një vendndodhje strategjike. Ai është krijuar mbi bazën e një masterplani të zhvillimit turistik të miratuar nga qeveria shqiptare, në një zonë të paprekur nga turizmi masiv, me koeficient të ulët ndërtimi që nuk tejkalon 14.8%.

Ky projekt ka ndihmuar në zhvillimin e turizmit të zonës ku shtrihet, por edhe të gjithë vendit,pasi do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm. Të gjitha avantazhet e projektit ndikojnë në ecurinë e shpejtë dhe shumë pozitive të shitjeve.

Cili është profili i blerësit në  Vala Mar Residences ?

Blerësit kryesorë janë çiftet, qofshin të rinj apo të vjetër; familjet e reja me apo shumë pjesëtarë; ata të cilët e shohin si një destinacion jo vetëm sezonal, por edhe të përjavshëm; personat të cilët e shohin si mundësi investimi; që preferojnë jetesën në komunitet, si dhe të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, gjelbërimi dhe cilësia e ndërtimit.

Klientët janë kryesisht shqiptarë nga Shqipëria, Diaspora, Kosova dhe Maqedonia, gjithashtu edhe të huaj që e vlerësojnë mundësinë për të pasur një shtëpi në një ndër zonat më të bukura të bregdetit shqiptar dhe shumë pranë aeroportit apo qendrave kryesore të banimit në Tiranë dhe Durrës.

Cili është potenciali i zonës ku ju keni shtrirë investimin?

Përveç lehtësive dhe komoditeteve brenda kompleksit, afërsia me qendrat e mëdha të banimit të mundëson afërsinë me qendra spitalore, rajone policie dhe qendra tregtare. Gjiri i Lalëzit ofron luksin e një destinacioni lehtësisht të aksesueshëm, duke u pozicionuar shumë pranë kryeqytetit, portit më të madh në vend, aeroportit ndërkombëtar dhe akseve rrugore më të rëndësishme të qarkullimit dhe transportit. Vetëm 30 minuta larg Aeroportit të Rinasit, Gjiri i Lalëzit mirëpret vendas dhe të huaj për të zbuluar mrekullitë e zonës.

Cili është interesi që kanë shfaqur të huajt?

Të huajt, duke parë zhvillimet e fundit sa i përket cilësisë së shërbimit, mirëmbajtjes, infrastrukturës, rritjes së sigurisë, tipologjinë e re dhe moderne të ndërtimeve që ne ofrojmë, kanë pasur interes në rritje, veçanërisht për të investuar në prona bregdetare. Kjo tendencë vihet re edhe nga blerjet e kryera në prona të ndryshme të bregdetit shqiptar vitet e fundit. Ky interes nxitet edhe nga fakti se çmimet që ne ofrojmë janë konkurruese (taksat janë më të ulëta) në krahasim me pronat në zonat bregdetare të rajonit.

Nga pikëpamja e investimit, çfarë vlere ka një pronë në  Vala Mar Residences ?

Zhvillimi i shpejtë i zonës në nivel infrastrukturor, urbanistik dhe turistik rrit vlerën e pronës në këtë kompleks me rreth 5% çdo vit. Vlen për t’u theksuar edhe interesi i lartë për qiramarrje, ndërsa çmimet e qirave të zonës variojnë nga 50 € deri në 100 €/dita mesatarisht. Pra, blerja e një prone në Vala Mar Residences mund të konsiderohet si një investim i sigurt për të ardhmen.

Ju keni marrë statusin e investimit strategjik, cili është vlerësimi juaj? Çfarë do të thotë për ju si investitorë?

Statusi i Investitorit Strategjik tregon rëndësinë e projektit në zhvillimin e turizmit, ekonomisë dhe punësimit në vend dhe zonën e investuar. Mund të themi se për ne si investitorë strategjikë, shumë me rëndësi është formalizimi në mënyrën e operimit të bizneseve në bregdet dhe edukimi i tregut me kritere dhe rregulla standarde, të cilat në afatgjatë janë shumë pozitivë për mbrojtjen dhe zhvillimin e zonës dhe rrjedhimisht dhe bizneseve të zonës. Rëndësi e veçantë i kushtohet vijës bregdetare, për mirëmbajtjen e saj, e cila jo vetëm rrit cilësinë e jetesës në këto shtëpi bregdetare, por edhe vlerën e pronës.

Blerësit

Blerësit kryesorë janë çiftet qofshin të rinj apo të vjetër; familjet e reja me apo shumë pjesëtarë; ata të cilët e shohin si një destinacion jo vetëm sezonal, por edhe të përjavshëm; personat të cilët e shohin si mundësi investimi; që preferojnë jetesën në komunitet, si dhe të gjithë ata që tërhiqen nga natyra, gjelbërimi dhe cilësia e ndërtimit

Objektivi

Jemi duke studiuar për të sjellë projekte risi dhe unike, kjo, për të qenë tërheqës për vizitorë shqiptarë e të huaj, të cilët kanë një interes në rritje për bregdetin tonë.

Apartamente

Të gjitha apartamentet janë me pamje nga deti: apartamentet e katit përdhe ofrojnë kopshtin privat në shfrytëzim të banorëve, apartamentet e katit të dytë përfitojnë qetësinë e dëshiruar, ndërsa apartamentet e katit të tretë përfitojnë pamjen mahnitëse nga deti. Sipërfaqet variojnë nga 56 në 84 m², në përputhje me kërkesat e familjeve të ndryshme.