+355 4 2230 515

Inf-93.com

Si të bëni rivlerësimin e pronës

Të gjithë ata të cilët, nuk duan të paguajnë taksë për shitjen e shtëpisë në të ardhmen, duhet të shkojnë e të bëjnë rivlerësimin e pronës. Deri në fund të shkurtit, ai që kërkon të shesë një banesë apo truall, mund të aplikojë në zyrat e hipotekës, për ta njehsuar çmimin me atë të hartës së tokës të miratuar nga qeveria. Nëse bën këtë veprim, paguan vetëm 2% të diferencës mes çmimit që ka patur në momentin që është blerë prona dhe çmimit fiskal qe është sot. Pas këtij afati, taksa e tatim fitimit është 15%. Por si duhet të veprojnë ata të cilët duhet të shesin shtëpinë në të ardhmen? Veli Xhakaj ka blerë një apartament para 10 vitesh, por çmimi në atë zonë që ai ka shtëpinë është rritur ndjeshëm. Veliu erdhi për të bërë rivlerësimin në një agjenci private. Veliu ka sjellë pranë rivlerësuesit kontratën e shitjes dhe hipotekën. Lefter Sila, i cili prej vitesh punon në një agjenci imobiliare thotë se ata të cilët bëjnë sot rivlerësimin, paguajnë më pak taksa kur ta shesin në të ardhmen. Pikërisht për këtë arsye, ai thotë se çmimi duhet të bëhet me vlerën reale, pasi në shumë raste është më i madhe se vlerësimi që ka në hartën e pronës. Tarifat për aplikim në hipotekë janë 700 lekë, ndërsa ekspertët privatë kanë çmime të ndryshme. Rivlerësimi i hap rrugë zhbllokimit të tregut imobiliar, në vitin 2011 u futën në këtë proces 34 mijë prona me një vlerë prej 1.65 miliard dollarësh.

https://www.youtube.com/watch?v=p_eXsBP7S4s