"INF 93" sh.p.k eshte ne gjendje te ofroje nje sherbim te sakte, te sigurt e te shpejte per ata qe duan te blejne apo shesin, te japin apo te marrin me qira.
Nuk eshte e lehte te blesh nje shtepi, te japesh apo te marresh me qira. Ka shume aspekte te rendesishme, te cilat duhen vleresuar e kontrolluar. Ndryshe zgjedhja juaj mund te jete e gabuar.
Pse lodheni kot?!...
|
|
|
Tatimet dhe taksat gjate transaksioneve te pasurive te paluajtshme
INDIVIDET qe shesin pasuri te paluajtshme paguajnë tatim mbi te ardhurat nga shitja ne këtë mënyrë:
- Individet, per kalimin e te drejtes se pronesise mbi pasurite e paluajtshme, toke, ndertesa, tatohen me 10 perqind te fitimeve kapitale te realizuara, pra me diferencen midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se pasurise. Ne percaktimin e vleres se shitjes, çmimi i shitjes per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave te Tiranes ne tabelen bashkangjitur.
- Per rastet e dhurimit te pasurise se paluajtshme, tatimi do te percaktohet nga persona te licensuar per vleresimin e pasurive te paluajtshme dhe çmimi per meter katror nuk duhet te jete me i ulet se çmimi minimal fiskal i percaktuar sipas zonave te Tiranes ne tabelen bashkangjitur.
- Kur individet kalojne pronesine per here te dyte e ne vazhdim, per efekt te llogarise se fitimit kapital te realizuar, do te merret diferenca midis vleres se shitjes dhe vleres se blerjes se percaktuar ne kontraten paraardhese.
- Ne rastet kur kemi shkembim te se drejtes se pronesise mbi token, me te drejten e pronesise mbi sipërfaqen e ndertimit, nuk zbatohet tatimi mbi kalimin e se drejtes se pronesise. Ne kete rast do te veprohet sipas përcaktimit ligjor te dhene ne paragrafin e dyte te nenit 4 te Ligjit Nr 9716, date 16.04.2007.
- Ne rastin e kalimit te se drejtes se pronesise mbi token, per efekt te përcaktimit te tatimit mbi te ardhurat per kalim pronësie, çmimet minimale fiskale do te jene ato te përcaktuara ne Vendimet e Këshillit te Ministrave, VKM nr. 816, date 20.12.2006, VKM nr. 555, date 29.08.2007, VKM nr. 653, date 29.09.2007
Zonat |
Kosto minimale fiskale lek/m² |
Çmimi minimal fiskal lek/m² |
1 |
1/1 |
30.000 |
58.900 |
|
1/2 |
30.000 |
57.660 |
2 |
2/1 |
45.000 |
150.040 |
|
2/2 |
30.000 |
97.340 |
|
2/3 |
30.000 |
83.700 |
|
2/4 |
30.000 |
57.660 |
3 |
3/1 |
30.000 |
58.900 |
|
3/2 |
30.000 |
57.660 |
4 |
4/1 |
30.000 |
58.900 |
|
4/2 |
30.000 |
57.660 |
5 |
5/1 |
45.000 |
148.800 |
|
5/2 |
30.000 |
101.060 |
|
5/3 |
30.000 |
58.900 |
|
5/4 |
30.000 |
57.660 |
6 |
6 |
30.000 |
58.900 |
7 |
7/1 |
30.000 |
86.180 |
|
7/2 |
30.000 |
87.792 |
|
7/3 |
30.000 |
57.660 |
|
7/4 |
30.000 |
57.660 |
8 |
8/1 |
30.000 |
83.824 |
|
8/2 |
30.000 |
58.900 |
|
8/3 |
30.000 |
57.660 |
9 |
9/1 |
30.000 |
97.960 |
|
9/2 |
30.000 |
83.824 |
|
9/3 |
30.000 |
57.660 |
10 |
10/1 |
30.000 |
97.340 |
|
10/2 |
30.000 |
98.580 |
|
10/3 |
30.000 |
83.824 |
11 |
11/1 |
30.000 |
62.000 |
|
11/2 |
30.000 |
58.900 |
|
11/3 |
30.000 |
57.660 |
PERSONAT FIZIKE E JURIDIKE qe shesin pasuri te paluajtshme paguajnë takse te kalimit te te drejtës se pronësisë ne këtë mënyrë:
• Për qytetin e Tiranës paguhet 1000 leke/m2 për sipërfaqe ndërtimi te shitur te destinuar për banim dhe 2000 lek/m2 për sipërfaqe ndërtimi te shitur te destinuar për biznes.
• Për pasuritë e tjera te paluajtshme taksa e kalimit te pronësisë është 2% e vlerës se shitjes.
SHPENZIMET E KONTRATES se shit-blerjes te noteri janë ne ngarkim te BLERESIT, përveç kur me marrëveshje parashikohet ndryshe.Te drejten e zgjedhjes se noterit e ka bleresi.
INDIVIDET DHE PERSONAT FIZIKE qe japin me qira pasuri te paluajtshme, paguajnë ne shtet 10% te qirasë mujore per dyqane e zyra dhe 5% te qirase mujore per banesa.
Ndersa PERSONAT JURIDIKE nuk paguajne TVSH-ne mbi qirane e pronave te tyre..
Taksat vendore mbi pasuritë e paluajtshme, te cilat paguhen nga pronari
1. Ndërtesa banimi:
|
|
| • Ndërtesa para vitit 1993 |
10,5 leke/m2/vit |
| • Ndërtesa pas viti 1993 |
21,0 leke/m2/vit |
|
| 2. Ndërtesa për tregti e shërbime: |
|
| • Shërbime shëndetësore, artizanale, social-kulturore, arsimore e shkencore |
140 leke/m2/vit |
| • Ndërtesa prodhimi |
140 leke/m2/vit |
| • Ndërtesa për shërbime tregtare, administrative etj |
200 leke/m2/vit |
| • Te tjera |
200 leke/m2/vit |
|
| 3. Ndërtesa: |
|
| • Ne prone te organizatave jo fitimprurëse, fondacioneve |
50 leke/m2/vit |
| • Te amortizuara e te dëmtuara, prone shtetërore ose ish-prone shtetërore ku nuk zhvillohet aktivitet |
50 leke/m2/vit |
|
| 4. Toka bujqësore |
|
| • Kategoria I ÷ IX |
4000 ÷ 1300 leke/ha/vit |
|
|