Skuadra jone përbëhet nga një ekip profesionistësh të përkushtuar e të motivuar për të tejkaluar pritshmerine e klientëve, nëpërmjet ofrimit te nje shërbimi të shkëlqyer ne tregun shqiptar te pasurive te paluajtshme. Kjo skuader është e përkushtuar për të përmbushur kërkesat e klientëve me nivelin më të lartë të profesionalizmit, ekspertizës dhe shërbimit, duke u mbështetur në ndërtimin e marrëdhënieve të forta e afatgjata me klientët, partneret dhe palet e treta.

 

Ing. Lefter Sila

Ka mbaruar studimet e larta ne Universitetin Shtetoror te Tiranes, Inxhinieri Ndertimi dhe Degen e Gazetarise. Me fillimin e privatizimit te pronave, ne vitin 1993, se bashku me ortake italiane, hapen agjensine e pare imobiliare te organizuar ne Shqiperi, si shoqeri me pergjegjesi te kufizuar. I trajnuar ne Itali ne fushen e ndermjetesimit te pasurive te paluajtshme, futi konceptet e para te shitje-blerjes apo dhenie-marrjes me qira te te gjitha llojeve te pronave.

Ne punen e tij 25 vjecare ne kete fushe,  karakterizohet nga serioziteti, ndershmeria, korrektesia dhe profesionalizmi. Kryerja e kursit te vleresimit te pasurive te paluajtshme, me profesorin anglez David Allen, dhe marrja me pas e licenses se Vleresuesit te shkalles se pare ne vitin 1996, beri qe te thellohen se tepermi njohurite e tij per vleren e tregut te pronave, duke e lidhur ne menyre te ngushte me profesionin e ndermjetesuesit, gjithnje ne ndihme te njeri tjetrit.

Eksperienca e madhe e marre gjate ndermjetesimit te shitje-blerjeve dhe vleresimit te mijra pronave, bene qe Ing. Lefter Sila te hartoje studimin e tregut te apartamenteve te banimit ne qytetin e Tiranes, nga vitin 1993 deri me sot.

 

Albenc Sila

Ka mbaruar Institutin e Larte te Arteve, ne degen pikture. Aftesite e tij mjaft te mira te menaxhimit te pronave, beri qe te mos merret me pikture, por qe ne vitin 1993, ishte bashkethemelues dhe ortak i agjensise “INF 93”, ku vazhdon te punoje edhe sot.

Gjate 25 viteve ne kete agjensi, ka realizuar me mijra dhenie-marrje me qira pronash te llojeve te ndryshme si dhe mjaft shitje blerje.

Vecori e tij eshte besimi qe krijojne tek ai klientet shqiptare e te huaj, pasi u sherben atyre me korrektesi dhe profesionalizem. Fakti eshte qe mjaft e mjaft punonjes te ambasadave te huaja ne Shqiperi, perfshire dhe shume ambasadore, kane marre me qira prona te ofruara nga Z. Albenc Sila. Po keshtu dhe shume drejtore apo punonjes te huaj neper banka, ose ne organizata apo shoqata te huaja.Duhen permendur dhe klientet e shumte shqiptare, individe, persona fizike apo juridike, te cilet kane marre sherbimin me qira te Z. Albenc Sila.

 

Emon Sila

Z. Emon Sila eshte diplomuar ne Bachelor në Finance dhe Marredhenie Nderkombetare Biznesi ne Universitetin Texas Tech, USA, në vitin 2005. Tani punon si  ndermjetes dhe konsulent i agjensise “Inf 93” Real Estate. Z. Emon Sila eshte i perfshire ne te gjitha processet e shitjes dhe investimeve.

Ai është drejtpërdrejt përgjegjës në të gjitha aspektet e përditshme të shitjeve, qirave, listimeve, marrëdhënieve me shitesit, bleresit dhe palet e treta, duke u përfshirë në mbylljen e mjaft transaksioneve ne shitje e me qira në agjensine “Inf 93” Real Estate. Përveç përgjegjësive të listimit dhe shitjes se pronës, Emoni është përfshirë në mënyrë aktive në kërkimin e mundësive të reja të investimit për portofolin e “Inf 93” Real Estate.

Zyrtarisht, ai eshte bere pjese e “Inf 93” Real Estate ne janar 2018. Me pare ka punuar si drejtues i departamentit te shitjeve & marketingut te pasurive te paluajtshme per kompanine elitare te ndertimit ManeTCI (pjese e Balfin Group) per nje periudhe 9 vjecare, ku ka kryer me qindra transaksione.

 

Veno Sila

Qe prej viti 2000 eshte angazhuar ne agjensise Real Estate “INF 93” si agjent ne dhenie-marrje me qira te pasurive te paluajtshme, sidomos te apartamenteve dhe vilave, si per banim ashtu dhe per zyra. E njeh mjaft mire kete fushe, ku luan nje rol aktiv me transaksione te shumta, te arritura prej tij si ndermjetes.

Mjaft korrekt ne marredheniet me klientet e shumte dhe nderkohe shume profesional, duke u dhene ndihme konkrete qiradhenesve e qiramarresve edhe pas transaksionit, ne plotesimin e kushteve sa me te mira te pronave te dhena me qira. Duke qene dhe detaist i pikave te shumta te kontratave, mundohet ti vere ato ne zbatim ne marreveshje me te dy palet.

Kohet e fundit eshte aktivizuar se tepermi dhe ne transaksione te tjera, si dhenie-marrje me qira te lokaleve, dyqaneve, magazinave, hoteleve, etj. ose si ndermjetes ne shitje-blerje te pronave te ndryshme, duke kryer ndermjetesime te shumta edhe ne kete drejtim.

 

Marinda Sina

Ka mbaruar studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, Fakulteti Ekonomik, dega Finance-Banke. Ka 10 vite qe punon ne agjensine Real Estate “INF 93”, duke kryer me perkushtim detyrat e ndryshme qe ka, si pritje klientesh ne zyre, sqarimin e tyre ne lidhje me pronat qe kerkojne te shesin a te blejne, apo te japim a te marrin me qira, duke rakorduar dhe takimet midis klienteve dhe agjenteve te agjensise.

Ne bashkepunim me agjentet e agjensise dhe te tretet, menaxhon reklamen qe ben agjensia per prona te ndryshme ne rrjetet sociale apo faqet e ndryshme te internetit, ne gazeten celesi, etj.

Mban marredheniet ne lidhje me detyrimet e agjensise qe ka ndaj te treteve, si dhe ndaj strukturave shteterore,  si tatimet, sigurimet shoqerore, inspektoriatin e punes, etj. etj.