Prill 1997
Mediat e asaj kohe shkruanin keshtu:
“Shembja e fajdeve, zhvleresim i vazhdueshem i lekut corodit tregun e banesave”
“Shtepite: Cmenduri cmimesh”
“Rritja galopante e vleres se dollarit shperfytyron pazarin e apartamenteve”
Pas vitit 1996, me renien e firmave piramidale, tregu i banesave pesoi ndryshime te konsiderueshme. Ndryshuan nivelet e cmimeve, lloji i monedhes ne kembim, masa e ofertes dhe kerkeses.... Zhvleresimi i lekut solli edhe zhvleresim te tregut te banesave. Pati nje renie te madhe apartamenteve te ofruar per shitje dhe te transaksioneve te shit-blerjeve. Shkaku kryesor ishte kolapsi politik dhe ekonomik qe po kalonte vendi nga shembja e fajdeve.... Me pare, shume apartamente shiteshin per t’i futur parate ne firmat piramidale. Pas vitit 1996 ndodhi qe oferta u pakesua, por nga ana tjeter kerkesa per blerje, per shkak te gjendjes te keqe te strehimit ne qytetin e Tiranes, ishte vazhdimisht prezente. Ajo filloi te shtohej, sepse nga rrethet filluan te vinin familje te shumta, duke e konsideruar Tiranen qytet me te sigurt .... Keshtu, ne se nje apartament dhome e kuzhine ne zonen e unazes se Tiranes, ne fund te vitit 1996, kushtonte 1.5 milione leke, ne muajin qershor 1997, pra 6 muaj me vone, shitej 2.7 milione leke, pra rreth 80% me shume. Kjo nga qe leku u zhvleftësua shume. Ne muajin qershor 1997 nje dollar arriti 182 leke, nga 100 leke qe ishte ne vitin 1996....
TREGU I APARTAMENTEVE TE REJA
Ne fillim te vitit 1994 ne qytetin e Tiranes filluan te ndertohen pallate te reja banimi....Cmimi i mesatar i shitjes ishte 24.000-26.000 leke/m2. Nje apartament 1+1, me sip. 65 m2, blihej me 1.600.000 leke. Nje 2+1, me sip. 85 m2, blihej me 2.100.000 leke.... Ne muajin tetor 1994, ne zonen e ish-Bllokut, filloi pallati i pare per banim me konstruksion betonarme monolit me 10 kate. Ky pallat u shoqerua me ndertimin e pallateve te tjere 10, 12, 15 dhe deri ne 17 kate.... Cmimi fillestar i shitjes ishte 290 $/m2. Pra te ish- Blloku filloi ajo qe tani quhet zona me e preferuar per banim e aktivitete te ndryshme. Sot kjo zone po quhet “Manhatani” i Tiranes, per faktin se eshte kthyer ne nje zone te rendesishme banimi, biznesi e argetimi dhe per faktin e cmimeve mjaft te larta te pasurive te paluajtshme ne kete zone...
Sa janë çmimet konkretisht
Duhet shpjeguar se ne çdo zone te Tiranës (për efekt studimi te tregut, Tirana është ndare ne 32 zona) ka çmime minimale dhe maksimale... Kjo për faktin se ne vlerësimin e çdo apartamenti qe shitet ndikojnë mjaft faktorë, te cilët duhen patur mjaft mire parasysh kur behet fjale për vlere tregu. Kështu, brenda një zone duhet patur parasysh: Viti i ndërtimit (amortizimi i pallatit si dhe i apartamentit), firma ndërtuese, me apo pa hipoteke, menyra e pageses, fasada e jashtme, ana funksionale e apartamentit (sa i organizuar dhe sa komod është), sipërfaqja, kati, orientimi, pamja, banjat me ndriçim direkt ose jo, ballkone te tepërta apo pa ballkone, kollonat brenda apartamentit dhe thyerjet brenda tij, rifiniturat e brendshme (a janë bere punime shtese me cilësore se ato te firmës), dendesia e ndertimeve te reja ne ate zone, afërsia me objekte e tjere apo me rrugën, hyrja për ne pallat, mundësia e parkimit, perspektiva e zonës, etj. etj. Duhet te kihen parasysh dhe te dhënat krahasuese te shitjeve faktike (reale) te kryera ne cdo zone me baza te njëjta krahasimi.... Duke pasur parasysh tere këto faktorë, themi se ne zonat e ish-Bllokut dhe TVSH-se, për vitin 2006 çmimi minimal i shitjes është 1000 €/m2 dhe ai maksimal 1700 €/m2, me një mesatare 1350 €/m2. Pra, ato apartamente qe plotësonin kushtet e mësipërme, u shiten me çmim maksimal tregu prej 1700 €/m2 dhe ato qe nuk i plotësonin ato, u shiten me 1000 €/m2. Mbas këtyre dy zonave, çmime me te larta ka zona e qendrës me 800 €/m2 minimal dhe 1200 €/m2 maksimal, me tej zona rreth unazës me 700 €/m2 minimal dhe 900 €/m2 maksimal. Dhe ne zonat ne periferi te Tiranës, ku çmimet jane me te ulta, rezulton 500 €/m2 çmimi minimal dhe 640 €/m2 çmimi maksimal. Theksojmë se zhvillim me te madh dhe rritje çmimesh kane zonat gjate rrugës drejt Laprakes dhe ajo drejt ish-Kombinatit Tekstil se ajo gjate Kinostudios....
|