Inf-93.com

Vala Mar Residences

Kompleksi “Vala Mar Residence” po ndërtohet në një zonë Elitare të detit Adriatik, prane gjirit te Lalzit, e paprekur nga turizmi masiv, vetëm 38 km nga aeroporti ndërkombëtar i Rinasit dhe 42 km nga kryeqyteti, Tiranë.

“Vala Mar Residences” do të jetë një resort fantastik, ku apartamentet edhe vilat do të jenë të rrethuara nga pishat edhe me pamje nga deti, buze plazhit me rere te paster. 

E gjithë zona gëzon facilitet e nevojshme, si psh: rrjet energjitik, infrastrukturë rrugore, rrjet ujësjellësi, impiant për pastrimin e mbetjeve etj. Ka dhe shërbime te tjera, si bar - restorant, spa, pishinë, qendër shëndetësore, ambiente rekreacioni, qendra argëtimi, etj.


Statusi i ndërtimit aktualisht:

  • Kane perfunduar punimet për infrastrukturën rrugore (mbushje nënshtresa me çakull deri ne nivel stabilizanti), perfshire hapjen e traseve të rrugëve dhe trotuareve.
  • Përfunduar 20 vila ne punime karabina, 9 vila ne proces,  ne  2 vila e përfunduar muratura.
  • Përfunduar 10 pallate në punime karabina dhe ne 2 pallate e përfunduar muratura.

Në Kompleksin “Vala Mar” do të gjeni tipologji të ndryshme apartamentesh dhe vilash:

  • Vila ULTRAMARINE  ne dy kate, sipërfaqe ndërtimi 133 m2, sipërfaqe toke 392 m2 - 468 m2
  • Çmimi i shitjes Vilë +Toke 168,000 Euro

 

  • Vila IRIS  ne dy kate, sipërfaqe ndërtimi 152 m2, sipërfaqe toke 373 m2 - 490 m2
  • Çmimi i shitjes Vilë +Tokë  197,000 Euro  

 

  • Ne godina 3-katshe:
  • Apartamente 1+1 edhe 2+1 me siperfaqe nga 56 - 84 m2.
  • Çmimet: Nga 60,000 Euro deri në 107,000 Euro.
  • Brenda cmimit te apartamentit eshte perfshire edhe nje parkim.

Shënim: Çmimi varet nga disa faktorë: si largësia nga deti, orientimi, sipërfaqja, kati, plani i pagesave etj.


Plani i pagesave:

  • 30%  - me firmosjen e kontratës
  • 20%  - 6 muaj pas firmosjes së kontratës
  • 20% - pas përfundimit të karabinasë
  • 20% - me fillimin e vendosjes së rifiniturave
  • 10% - me dorëzimin e çelësave të vilës + shuma e mirëmbajtjes vjetore.
  • 3,000 – me dorëzimin e hipotekës.

PERFUNDON QERSHOR 2018


Për më shumë informacion mbi këtë projekt mund të shikoni katallogun bashkangjitur.