- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 3+1 me qira, i cili ndodhet në një nga zonat më të mira të kryeqytetit, ngjitur me ish Bllokun, afër si me qendrën ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona është mjaft tërheqëse dhe një nga më të preferuarat për të jetuar dhe ushtruar biznes.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godinë te vogel private 8 katshe, me punime cilësore, me 2 ashensor, me 4 hyrje në kat dhe me administrim e mirëmbajtje shumë të mirë. Eshte vendosur ekstra dhe sistemi elektrik 3 fazor.
Apartamenti është mjaft i organizuar dhe me hapësira të bollshme. Ofron rifinitura shumë të mira, me termoizolim me ajrosje, sistem kondicionimi dhe është përdorur si zyrë.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe neto 165.36 m2 (181.9 m2 bruto), kati i dytë banim, me orientimin perëndim-veri. Organizohet nga sallon i madh, ambient për kuzhinë + ngrënie, depo, 3 dhoma, 2 tualete (njëri me dritare + lavanderi) dhe 2 ballkone.
Ambienti mund të përdoret për zyrë ose mund të bëhen ndryshimet për ta kthyer në apartament banimi me 3 dhoma gjumi sipas projektit fillestar.
Cmimi eshte bruto, perfshin dhe nje parking.