- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 2+1 me qira i cili është i përshtatshem për zyre dhe për banim. Ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës për të jetuar dhe për të zhvilluar një biznes. Ka një vendodhje strategjike, te ish-Blloku, 5 minuta nga Kryeministria dhe institucione të tjera të rendësishme, pranë qendres së Tiranes, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Prona ndodhet në një godinë të re 12 katshe, me rifinitura shumë të mira dhe në zonë e cila ka kërkesë të lartë për ushtrim aktiviteti biznesi.
Apartament për qira 2+1 me sipërfaqe 100 m2, kati 7-te me orientimin veri-perëndim. Organizohet nga ambient ndenje në të cilen ndodhet dhe një oxhak funksional + kuzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni. Eshte gjysem i mobiluar.
Eshte i pershtatshme per banim dhe per zyre.
Cmimi është neto.