- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament dubleks 2+1 me qira, i cili ndodhet në një zone mjaft te mire, shume afer me Sheshin “SKENDERBEJ” dhe Hotel “Tirana”, si dhe afer me disa nga institucionet më të larta shteterore, arsimore dhe kulturore, ndermjet dy arterieve kryesore, fillimit te rruges se “Barrikadave” dhe fillimit te Bulevardit “Zogu I”.
Apartamenti ndodhet në një ndertese rezidenciale me ashensor, ku ne katet e para funksionojne shume bare, restorante, supermarkete dhe dyqane te ndryshme. Është nje ndertese qe ka nje administrim shume te mire dhe me hyrje direkt nga nje nga rruget kryesore te Tiranes.
Apartament dubleks me qira 2+1, me siperfaqe 100 m2, kati 3-te dhe i 4-të me orientimin jug dhe me pamje të bukur te qendres. Kati i pare i dubleksit eshte i organizuar nga një dhomë ndenje + ngrënie + kuzhinë dhe nje tualet. Kati i dyte ka dy dhoma gjumi, tualet dhe korridor. Është komplet i sapo-rinovuar dhe i sapo-mobiluar, me ajer të kondicionuar qendror në cdo dhomë, dritaret janë dopio xham dhe kanë grila. Apartamenti ka dhe nje depo ngjitur me hyrjen kryesore te apartamentit.
Cmimi është neto.