- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 3+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Godina ku ndodhet prona, ofron vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.
Apartamenti është totalisht i mobiluar me pajisje shume cilesore dhe me stil bashkekohor, me sistem kondicionimi ngrohje-ftohje, me rifinitura shum te mira etj.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe 127 m2, gjendet në katin e 15-të dhe me pamje të bukur nga gjelbërimi i parkut kombëtar dhe liqeni. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, tre dhoma gjumi, 2 tualete dhe 2 ballkone.