- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Fare pranë sheshit “Skënderbej” dhe me pamje të bukur, jepet apartament 3+1 me qira. Një ndër zonat më të kërkuara dhe më elitare të kryeqytetit. Vetëm me rrugë këmbësore lidhesh lehtësisht me akset kryesore të kryeqytetit, Bulevardin Qendror, Bulevardin Dëshmorët e Kombit etj. si dhe me akses të pakrahasueshëm me institucionet kryesore shtetërore, arsimore dhe kulturore.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë të re me 2 ashensor dhe me administrim shumë të mirë.
Apartamenti është totalisht i investuar me punime shumë cilesore, dritare druri me triple xham, oxhak funksional dhe sistem kondicionimi në të gjitha ambientet.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe totale 144 m2, kati i dytë. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, 3 dhoma gjumi të cilat pozicionohen në pjesën e pasme të godines në të cilen mbizotëron qetesia, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Cmimi përfshin dhe 1 post parkimi.
Nuk lejohen kafshet shtepiake.