- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
5 MIN NGA TIRANA INTERNATIONAL SCHOOL
Jepet apartament 2+1 me qira te rezidenca “Joy Residences”, nje vend i vecante ku pasqyrohet gjelbërimi kodrinor, magjepës edhe joshës i Petrelës si dhe pamja e malit të Dajtit. Është vendi ideal për të jetuar shëndetshëm, në mes të gjelberimit në privatesi mes ajrit të pastër, larg zhurmës së kryeqytetit, vetem 8 KM nga qendra e Tiranës.
“Joy Residence” është një nga destinacionet e reja në Tiranë, e cila ofron arkitekturë të përshtatur sipas kërkesave të klienteve, infrastrukture moderne, cilësi të lartë ndërtimi, siguri dhe administrim 24 orë, privatësi, gjelbërim, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet të perzgjedhur me shqiptar edhe të huaj.
Apartamenti ofron punime shumë cilësore dhe është i mobiluar totalisht me pajisje nga më cilesoret. Eshte me sistem smart, sistem audio me Ipad, ngrohje dhe ftohje nga dyshemeja dhe tavanor, Lavastovilje dhe Lavatrice smart, wine chiller, grilat me buton, 2 TV smart, oxhak funksional, panel diellor i cili është shumë ekonomik etj.
Apartament me qira 2+1, me sipërfaqe 120 m2 pozicionohet në katin e 3-te. Është i organizuar nga ambient ndenje ne te cilin ndodhet dhe oxhaku, kuzhine + ngrenie, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe dy ballkone.
Cmimi perfshin dhe 1 vend parkimi.
Cmimi eshte neto