- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Apartamenti ndodhet në Lunder, "Long Hills" residence, një nga komplekset më cilësore, i cili ofron siguri 24 orë, pishinë të përbashkët, bar, restorant, infrastrukture moderne, privatësi, gjelbërim, ajër të paster, mirëmbajtje te persosur, jetesë në komunitet, etj.
"Long Hills" residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të Tiranës në mes te gjelberimit, ajrit te paster, qetesisë që ofron zona. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash shumë afer Qendres Tregtare TEG, Kompleksit "Rolling HIlls", Tirana International School dhe World Academy of Tirana.
Apartament me qira 2+1, me siperfaqe të bollshme totale 135 m2 ndodhet në katin e dytë. Organizohet nga salloni + ambienti i gatimit+ngrënie bashkë, dy dhoma gjumi, dy tualete dhe një ballkon.
Apartamenti është i organizuar shumë mirë funksionalisht, me rifinitura shumë cilësore, termoizolim, sistem kondicionimi dhe disa nga ambientet të shtruara me parket. Është totalisht i mobiluar me stil bashkëkohor dhe cilësor.
Në cmim përfshihen dhe 2 vende parkimi.