- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament luksoz me qira 3+1, i cili ndodhet në një nga zonat më të bukura të kryeqytetit, ngjitur me ish Bllokun, afër si me qendrën ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Zona është mjaft tërheqëse dhe e plotësuar me një rrjet të mirëfilltë shoqëror, arsimor, tregtar dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godinë shumë cilësore me 2 ashensor, me depo uji, me administrator të pranishem nga e hëna-shtunë, siguri dhe jetesë e qetë në komunitet. Apartamenti ka punime shumë cilësore, rinovuar tërëisht dhe i mobiluar me stil moderne e pajisje bashkëkohore. Është e shtruar e gjitha me parket druri përfshirë dhe banjon kryesore, banjot e tjera janë me pllaka cilësore dhe ngrohje dyshemeje. Është i pajisur me sistem qendror ngrohje-ftohje, me sistem UPS që funksionon automatikisht nëse rryma elektrike fiket, TV, frigoriferi dhe interneti funksionojnë për disa ore etj.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe totale 230 m2, kati i 7-të. Është e organizuar nga ambient i ndenjës, kuzhine e hapur me ishull me tavolin ngrënie ditore, ka dalje në ballkon, ambient ngrënie në vete, tualet dite, dhomë matrimoniale + ballkon + tualetin brenda që ka 2 lavamane, dushin, wc dhe bide, 2 dhoma gjumi të tjera dhe tualeti me 2 lavamane, vaske, wc, bide.
Cmimi është bruto.