- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 2+1 me qira, e cila ka një vendodhje shumë të mirë në një nga zonat më te reja dhe më të preferuara të Tiranës, e cila është një zonë e qetë dhe komode për ushtrimin e biznesit. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël, unazen e madhe si dhe me Rrugen e “Kavajes”, dhe ndodhet fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore e tregtare.
Apartamenti për qira ndodhet në katin e 6-te të një pallati te ri, pjese e nje kompleksi te sapo perfunduar, shumë modern, ku ne katet e para ndodhen dyqane te shumllojshme dhe zyrat e shumë kompanive dhe katet e siperme perdoren per banim. Pallati ofron 2 ashensore dhe mirëmbajtje shumë të mirë, sisteme sigurie me kamera dhe roje etj.
Apartament 2+1 modern me qira me sipërfaqe 120 m2, me orientimin veri-perendim, organizohet nga nje ambient ndenjie dhe kuzhine, dy dhoma gjumi, 2 tualete dhe 1 ballkon. Apartamenti eshte komplet i ri, ka mobilim cilesor, punime shume cilësore, parket, termoizolim, sistem ngrohje-ftohje qendror dhe grila. Ofron pamje shumë të bukur.
Mundësi parkimi poshtë godinës me pagese ekstra.