- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “FRANG BARDHI”
Zona ku ndodhet apartamenti për qira është një ndër zonat më të preferuara të qytetit, me akses të drejtëpërdrejtë me Unazen e madhe, pranë Komunës së Parisit, afër me Parkun kombëtar e Liqenin artificial të Tiranës si dhe pranë zonës së Ish-Bllokut. Në këtë zonë ndodhen një rrjet i konsiderueshëm institucionesh arsimore, shoqërore dhe tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është një ndërtese e re, e cila ofron cilësi të lartë ndertimi, është e gjitha e termoizoluar, me ashensore, siguri dhe mirëmbajtje 24 orë.
Apartament me qira 2+1 me sipërfaqe totale 113 m2, kati i tretë banim me orientimin veri-lindje. Apartamenti organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualet, dhomë gjumi, lavanderi, tualet dite dhe ballkoni. Është totalisht i mobiluar me pajisje shumë cilësore, ka sistem ngrohje-ftohje, grila veneciane etj.