- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 1+1 me qira, me një vendodhje shumë të mirë, përballë vilës Gold, pranë Selvisë, afër me qendrën, Pazarin e ri dhe fare pranë disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Ndodhet në një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Ofron zona të dedikuara për këmbësorë, bicikleta, ka pranë shkolla, supermarket, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, sherbime të ndryshme etj.
Apartamenti ndodhet në një pallat cilësor, me ashensor, me një administrim shumë të mirë dhe në zonë të qetë.
Apartament me qira 1+1, me sipërfaqe të bollshme prej 80 m2 pozicionohet në katin 10-të. Eshtë i mobiluar komplet me pajisje cilësore dhe bashkohore. Organizohet nga salloni bashkë me kuzhinën, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe 2 ballkone të cilat lidhen me dy ambjentet kryesore të apartamentit. Dritaret janë të mëdha dhe të pajisura dhe me grila.
Cmimi është neto.
Lirohet ne fund te Nentorit.