- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Zona ku ndodhet apartamenti 2+1 për qira, është një nga zonat më elitare të qytetit dhe ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë që ofron Parku Kombëtar i Tiranes dhe Liqeni artificial. Ka pranë dhe shumë zona të tjera sic është Blloku, Bulevardi “Deshmorët e Kombit” etj. Në këtë zonë ndodhen një numër i madh institucionesh shteterore, kulturore dhe arsimore si dhe kënde lojrash për fëmijë, një nga zonat më të preferuara të Tiranës.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe infrastrukture te rregullt, etj.
Apartamenti është i mirë-organizuar me hapësira të mëdha dhe të shfrytëzueshme, me punime cilësore, sistem ajri i kondicionuar për ngrohje dhe ftohje, dyshemeja e shtruar me parket, dritaret me grila dhe i mobiluar komplet me mobilim modern dhe shumë cilësor.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe totale 150 m2, kati 6, me orientimin jug-lindje-veri-perendim e me pamje te bukur të zonës. Organizohet nga ambient ndenje + ngrënie, kuzhine pak e vecuar, ambient për garderobë, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, dhomë gjumi tjetër, tualet dite dhe ballkoni.
Cmimi perfshin dhe garazhin.