- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament luksoz 3+1 me qira, me një vendodhje strategjike, pranë stadiumit “Air Albania”, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime etj.
Apartamenti është mjaft i organizuar, me ndriçim natyral gjatë gjithë kohës për arsye të orientimit shumë të mirë lindje-jug. Ka një cilësi shumë të lartë ndërtimi, me lartësi kati, dritaret jane me grila, ambienti i ndenjës dhe dhomat e gjumit të shtruara me parket shumë të mirë, sistem ngrohje-ftohje dhe mobilimi shumë cilësor dhe bashkëkohor.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe totale 150 m2, kati i 2-të me orientimin jug-lindje dhe me pamje shumë të bukur të zones. Organizohet nga salloni i madh, kuzhinë+ngrënie, 3 dhoma gjumi, dhomë garderobë, 3 tualete dhe ballkoni.