- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 3+1 me qira në një nga zonat më elitare dhe të preferuara të qytetit, shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pasër dhe qetësisë të Parkut kombëtar të Tiranës dhe liqenit artificial. Ndodhet shumë afër me zonen e ish Bllokut, në të cilen ka një numër të madh institucionesh shtetërore, kulturore dhe arsimore.
Në këtë pallat do te gjeni vendodhje elitare, cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirembajtje shumë të mirë, komunitet të zgjedhur, ashensor etj.
Apartamenti është i mirë-organizuar, i pajisur me rifinitura cilësore, sistem kondicionimi, i shtruar i gjithi me parket, dritaret dopio xham dhe grila dhe me mobilim shumë modern e cilësor.
Apartament për qira 3+1 luksoz me siperfaqe 137 m2 ne katin e 6-të, me orientimin jug dhe pamje të bukur të zones. Ofron ambientin e ndenjës, kuzhinë e vecantë + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, korridor dhe ballkoni.
Cmimi është neto, përfshin dhe parkingun.