- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
9 KM NGA QENDRA E TIRANES
Sunrise Residence, i cili ofron siguri 24 orë, sherbime, infrastrukture moderne, privatesi, gjelbërim, ajër të paster, mirëmbajtje elitare, jetesë në komunitet, etj. Sunrise Residence ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe elitare te Tiranes në mes të gjelberimit dhe qetesisë që vendodhja e saj ofron. Zona është e zhvilluar me komplekse rezidenciale vilash dhe apartamentesh vetem 200 m nga TEG, Tirana International School dhe World Academy of Tirana.
Apartamenti ofron hapësira të bollshme, rifinitura shumë cilësore, termoizolim shume të mirë të ambienteve, sistem ngrohje-ftohje, dritaret me grila, punime me gipse dhe me spote. Mobilimi është shumë cilësor dhe me stil bashkëkohor.
Apartament me qira 3+1 me sipërfaqe neto 155 m2 (175.3 m2 bruto), pozicionohet në katin e dyte, me pamje shumë të bukur të zonës. Organizohet nga ambient i ndenjës + ngrënie, kuzhinë e vecuar, dhomë matrimoniale + tualet, 2 dhoma gjumi, dhomë lavanderi, tualet dite dhe 2 ballkone.
Apartamenti lirohet me dt. 1 Dhjetor 2022.