- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Jepet apartament 2+1 me qira, i cili ka një vendodhje shumë të mirë, një nga zonat më të preferuara, te qeta e komode të Tiranës për te jetuar. Kjo zonë ka akses me unazen e vogël dhe me unazen e madhe, afër me Bllokun, Komunen e Parisit, Parkun e Liqenit dhe fare pranë disa institucioneve kryesore arsimore, shoqërore, tregtare, ngjitur me njërin nga kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një ndertese te sapo perfunduar e cila ofron punime shume cilesore, nje nga ndertesat me cilesore te Tiranes, 10 katshe + 3 kat nentoke parkim.
Apartament me qira 2+1 me siperfaqe 110 m2 neto, kati 5 teknik me orientimin lindje gjë të cilen e bën të ndricuar gjate gjithe kohes dhe me pamje fantastike nga Parku “Olimpik”. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhine + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkon i madh. Apartamenti eshte i sapo mbaruar me punime shumë të mira, dhe i sapo mobiluar me mobilje dhe pajisje shume cilesore, eshte i shtruar me parket dhe sistem ngrohje ftohje qendror, dritaret me grila etj.
Fotot jane te projektit te interiorit. Apartamenti eshte i gatshem per banim 10 ditet e para te muajit Shkurt.
Mundesi parkingu me pagesë poshtë godines.
Cmimi është neto.