- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “DERVISH HIMA”
Apartament 3+1+1 parkim në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë gjelbërimit e ajrit të pastër të Parkut Kombëtar të Tiranës, afër stadiumit “Air Albania”, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Ambasador 3 ofron cilesi të lartë ndertimi, siguri 24 ore, mirëmbajtje elitare, ndricim natyral, jetesë në komunitet të përzgjedhur, 4 ashensore inteligjent, 4 kate parkim dhe pamje magjepëse të gjelbërimit të parkut kombëtar.
Apartamenti ka rifinitura cilësore, punime gipsi nga më të mirat, ambienti i ndenjës dhe dhomat e gjumit të shtruara me parket dhe ambientet e tjera të shtruara me pllaka shumë të mira. Është i pajisur me sistem kondicionimi ngrohje-ftohje dhe i mobiluar me pajisje shumë cilësore e me stil bashkëkohor. Ka orientimin jug-lindje gjë të cilen e bën të ndricuar dhe me diell gjatë gjithë ditës dhe ofron një super pamje të bukur te Liqenit Artificial dhe gjelbërimit të Parkut Kombëtar të Tiranës.
Apartamenti në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 125.48 m2 (149.32 m2 bruto) gjendet në katin e 19-të. Organizohet nga ambienti i ndenjës me një sipërfaqe të bollshme + ambient ngrënie, kuzhinë e vecuar me dritare, dhomë matrimoniale me garderobë dhe tualet, dy dhoma gjumi, tualet dite, dhomë lavanderi dhe tre ballkone. Poshtë godinës në katin -1 ka dhe një parking.
Çmimi apartamentit 325.000 Euro + parkim në katin -1 me çmimin 35.000 Euro.
Me çertifikatë pronësie.
Shitet si investim me qira te garantuar 1200 Euro / muaji deri në Shtator 2021.