- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Blloku Residencial “Kodra e Diellit”, është e vendosur në mes te gjelberimit, ajrit të paster dhe qetësisë, një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Ndodhet pranë me Kopshtin Botanik të kryeqytetit dhe me Unazen e Madhe, gjë e cila bën të mundur daljen nga Tirana shumë lehtë për në zona dhe qytete të tjera.
Rezidenca ofron shumë gjelbërim, pamje të bukur, mirëmbajtje, siguri 24 orë, jetesë në komunitet, infrastruktrure moderne, shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, linje urbanistike etj. duke ju ufruar keshtu një jetë komode.
Godina ku ndodhet apartamenti është 5 kate + 2 kate parkim. Do t’ju ofroje ashensor, punime cilësore dhe administrim shumë të mirë.
Apartamenti në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 53.3 m2 (63.42 m2 bruto), kati i 3-të banim, me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, 1 dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Mbaron në Gusht 2022