- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
“Lake View” është një nga rezidencat e banimit më të reja e vendosur strategjikisht perballe Liqenit Artificial, në rrugen “Kristo Luarasi” dhe rrugën e “Kosovarëve”, duke ofruar kështu pamje nga parku dhe liqeni i Tiranës, Unaza e re dhe kompleksi i pishinave. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
“Lake View” Residences është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje mbi Parkun e Liqenit dhe zonës përreth.
“Lake View” Residences do të ofrojnë punime shumë cilësore, projektet e te cilave gërshetohen në mënyrë të përkryer me peisazhin përreth. Në saj të arkitekturës së saj, mundëson krijimin e tarracave të gjelbërta të cilat shërbejnë si hapësira rekreative dhe relaksuese për banorët dhe vizitorët. Ofron dizajn unik dhe efikas të energjisë, izolim akustik, gjenerator i fuqisë rezervë, materiale me cilësi të lartë ndertimi, ashensor rezistente ndaj zjarrit, strukturë rezistente ndaj termeteve, termoizolim të avancuar, dalje emergjente, sistem kundra zjarrit dhe siguri 24 orë.
Projekti ofron rreth 600 apartamente, 950 hapësira parkimi dhe një sërë shërbimesh të tjera për një jetese komode me standart të lartë.
Apartament i ri në shitje 2+1 me siperfaqe neto 108.2 m2 (126.89 m2 bruto) kati i 10-te nga toka, me orientimin veri-perendim. Organizohet nga dhome ndenje + kuzhinë + ngrenie, depo, dhomë matrimoniale + tualeti, dhomë gjumi, tualet dite dhe veranda.
Projekti është parashikuar të mbaroje brenda vitit 2023.