- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
MBRAPA SHKOLLES SË MESME TË GJUHEVE TË HUAJA
Prona ndodhet shumë pranë gjelbërimit, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare. Vendodhje unike afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë etj.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime të ndryshme etj.
Apartamenti 2+1 në shitje ndodhet në një pallat 10 katësh, i cili ofron mirëmbajtje, jetesë në komunitet, ashensor etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 144 m2 (150 m2 bruto) pozicionohet në katin e 7-të me orientimin jug-lindje dhe me pamje të bukur të zonës. Organizohet nga ambienti i ndenjës + ambient gatimi + ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 korridore, 2 tualete dhe 2 ballkone.
Me çertifikatë pronësie.