- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet apartament 3+1, vendodhja e të cilit është fare pranë qëndrës, në rrugen “Myslym Shyri”, në një nga zonat më elitare të Tiranës. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfillte shoqeror, dhe është shumë e njohur për aktivitet tregtar. Pallati ka akses shumë të lehtë për në qendër, në unazen e vogel dhe në rrugët kryesore hyrese dhe dalëse të qytetit, sic eshte rr. “Kavajes”, “21 Dhjetori”, “Zogu i Zi” etj.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një godine 5 katshe me 1 hyrje në kat, gjë e cila i jep privatesi jeteses në të. Apartamenti ka punime të mira, me kubature shumë të rregullt dhe hapësira të mëdha.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 115.1 m2 + 6.7 m2 verande (121.8 m2 siperfaqe totale banimi), kati i 3-te nga toka me orientimin veri-lindje-perendim. Organizohet nga ambienti i ndenjes + kuzhinë + ngrënie, dhome matrimoniale + tualet me dritare, 2 dhoma gjumi, tualet dite me dritare dhe veranda. Shitet i mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.