- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA “THEMISTOKLI GERMENJI”
Apartament 3+1 në shitje, me një vendodhje shumë të mirë, pranë stadiumit “Air Albania”, afer ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Prona ndodhet në një pallat 5 katesh me ashensor dhe me një administrim shumë të mirë. Apartamenti është mjaft i organizuar me hapësira të bollshme dhe ofron rifinitura te mira, ndriçim natyral gjatë gjithë kohës për arsye të orientimit shumë të mirë lindje-jug-perëndim-veri, oxhak funksional, sistem kondicionimi etj.
Apartamenti në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 192 m2 + 160 m2 verandë (295 m2 sipërfaqe bruto), pozicionohet në katin e 5-të. Organizohet nga dhoma e ndenjës, ambienti i kuzhinës i vecuar + ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe veranda. Apartamenti është i rimodeluar dhe shitet pjesërisht i mobiluar.
Bashke me apartamentin shitet dhe 1 depo me qepen 16 m2 ne katin -1 me cmimin 19.000 Euro. Apartament + depo = 549.000 Euro.
Me çertifikatë pronësie.
Mundësi e mirë investimi me qira të garantuar 1840 Euro/muaj/bruto deri në Dhjetor 2023.