- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament në shitje 2+1, i cili ndodhet perballe shkollës së mesme “Partizani”, e cila është një nga zonat më të qeta të Tiranës. Ka pak lëvizje mjetësh dhe qarkullim njerëzish, dhe është fare pranë qendrës së kryeqytetit dhe Pazarit të Ri. Zona është e kompletuar me një rrjet të mirëfilltë tregtar, shoqëror e shkollor, mjeksor, i cili e lehtëson mjaft jetesën e banorëve.
Zona ofron shërbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godinë 9 katshe me 2 kate nentoke, me ashensor dhe administrim shumë të mirë. Apartamenti ka një strukturë mjaft të arritur me rifinitura shumë të mira dhe mobilim tepër cilësor.
Apartament në shitje 2+1 me siperfaqe neto 85.6 m2 (97.5 m2 me të përbashkëta), pozicionohet në katin e 8-të me orientimin jug-perëndim. Është i organizuar shumë mirë me ambientin e ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhomë matrimoniale + tualetin brenda, dhomë gjumi, tualet dite dhe ballkoni që lidhet me sallonin.
Shitet me gjithe mobilimin cilësor.
Me çertifikatë pronësie.