- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Pallati i ri ku ndodhet apartamenti ka një vendodhje shumë të mirë pranë qendres dhe ndermjet rruges se “Durresit” dhe asaj te “Kavajes”. Zona ofron cilësinë e të jetuarit, standartin e ri të banesës dhe komoditetin duke qënë afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave etj. Afersia me qendren e bën ndër zonat më të preferuara e të kërkuara të Tiranës.
Pallati ku ndodhet apartamenti 2+1 në shitje ka 8 kate, 1 kat dyqane plus sherbime, 1 kat parkim dhe me 3 hyrje në kat. Objekti do të ofrojë cilësi të lartë ndërtimi, ashensor, fasadë të ventiluar me pllake, termoizolim, shkallët e përbashkëta të ndriçuara me dritare, mirëmbajtje, shërbime etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe 91 m2 neto + 60 m2 verande (60 m2 verande konvertohen ne 20 m2 ndertim) + 12 m2 siperfaqe te perbashket, pozicionohet në katin 7-te teknik, i parafundit, me orientimin nga jug-lindja. Organizohet me 1 dhomë ndënje + guzhinë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete nga te cilat njeri me dritare. Apartamenti është i mirëoganizuar, me një pamje shumë të mirë të zonës dhe me rifinitura shume cilësore.