- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
RRUGA E “KAVAJES”
Apartament dubleks në shitje te projekti më i ri elitar “Tirana Garden Building”, e cila ka një vendodhje unike, vetëm 800 metra nga qendra e Tiranës, afër institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare, këndeve të lojrave për fëmijë etj. Eshte nje ndër projektët më të vecanta të Tiranës dhe ndodhet në një nga zonat më të preferuara dhe të kerkuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime të ndryshme, si qendra shëndetësore, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, ristorante, hoteleri, rrugë të dedikuara për këmbësorë dhe bicikleta etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është 24 kate mbi tokë + 4 kate nëntokë, (nga këto 3 kate janë parkim dhe 1 kat qender tregtare). Ofron cilësi të lartë ndërtimi, fasade interkapet, ballkonet e gjelbëruara, siguri 24 orë, mirëmbajtje elitare, qendër tregtare, parkime, sherbime të ndryshme, etj.
Apartament dubleks në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 161.2 m2 (200 m2 bruto), pozicionohet në katin 12+13 me orientimin veri-perëndim dhe me pamje te bukur. Kati 12 përbëhet nga salloni, kuzhinë + ngrënie, tualeti dhe 2 ballkone te gjelberuara. Kati sipër që lidhet me shkallë me katin e poshtëm, organizohet nga 3 dhoma gjumi dhe 1 tualet.
Parashikuar të përfundojë në Maj 2023.