- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Shitet apartament 3+1 në një zonë elitare, midis zonës së Bllokut dhe Parkut të Liqenit, afër institucioneve arsimore, sociale, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, në një nga zonat më të preferuara të Tiranës. Vetëm 5 minuta nga qendra e Tiranës.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime etj.
Apartamenti ndodhet në një ndërtesë të re shumë të mirë, me ashensor, sistem sigurie me kamera dhe roje 24 orë.
Apartament ne shitje 3+1, me sipërfaqe neto 126.34 m2 (138.50 m2 bruto) kati 6. Organizohet nga një sallon i madh + ambient gatimi + ngrënie, tre dhoma gjumi te shtuara me parket, një depo, dy tualete njëri prej të cilëve me dritare dhe një ballkon. Ka orientim shumë të mirë dhe pamje të bukur të zonës. Është totalisht i mobiluar me gjitha pajisjet cilësore dhe me stil bashkëkohor.
Me çertifikate pronesie.