- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament ne shitje 3+1, ndodhet ne rrugen midis Yzberishtit dhe Kombinatit, 600 m nga rruga “Konferenca e Pezes” e cila eshte rruga kryesore qe lidh kryeqytetin me rrethinat ne perendim te saj. Gjithashtu eshte shume prane me unazen e re te kryeqytetit dhe me Bulevardin “Migjeni”. Zona ku ndodhet prona eshte zhvilluar vitet e fundit, ajo eshte nje zone e qete, kryesisht banimi, njekohesisht me karakter social, arsimor, shendetsor e tregtar. Ketu gjenden kryesisht shtepi e vila 2-3 kateshe si dhe mjaft pallate te reja 6-10 kate te ndertuara vitet e fundit, qe sherbejne per banim, zyra, dyqane e lokale te ndryshme. Duke qene se ne zonen ne fjale ekziston nje rrjet i konsoliduar banimi, shoqeror, shkollor, bankar dhe tregtar, kjo ka bere qe zona te jete e preferuar per banoret e kryeqytetit.
Apartamenti në shitje ndodhet ne një godine 8-katshe të ndertuar para 7 vitesh ku kati i parë perdoret kryesisht per dyqane e zyra, ndersa katet e tjera të pallatit perdoren për banim. Apartamenti përbëhet nga dy apartamente të bashkuara ne nje te madh te cilit i korrespondon dhe nje ambient parkimi i mbyllur me qepen ne katin -1.
Apartamenti shitet i mobiluar komplet dhe është i super investuar, me sistem ngrohje-ftohje Chiller Inverter “Emmeti”, sistem ventilimi qendror 24/24 ore me rekuperator “Zehnder” ne cdo dhome me eficence rekuperimi 90 %, sistem qendror i aspirimit te pluhurave “Emmeti”, sistem panelit diellor me depozite uji te ngrohte 600 litra dhe dy panele tubolare, impiant filtrimi te ujit me kripe, termoizolim 5 cm lesh guri nga brenda në të gjithë muret anesore (edhe me komshinjtë) si dhe në gjithe tavanin, veshje e te gjithë mureve te tavanit te jashtme dopio gips, dhe të brendshme me gips, kangjellat e ballkoneve të gjitha dur-alumin, dritaret PVC me tre xhama dhe xham te jashtem termik , sistem elektrik ngrohje nga dyshemeja per te dy tualetet, lavatrice dhe tharese MIELE, grilat me electromotor, parketi dhe dyert e brendshme gjermane, dera e jashtme e blinduar Klamizo.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 175.1 m2 (197.1 m2 bruto) + 6 m2 dhome teknike + garazh i mbyllur 77 m2, ndodhet ne katin e 8-te të fundit, me orientim jug-perendim. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhinë + ambient ngrënie, 3 dhoma gjumi, garderobe, lavanderi, dhome teknike, depo, 2 tualete dhe 3 ballkone me pamje shume te bukur. Meqenese eshte kati i fundit apartamenti ka mundesi shfrytezimi dhe të tarraces siper saj me siperfaqe 200 m2.
Me certifikatë pronësie.