- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartamenti 2+1 në shitje ndodhet në një nga zonat më të preferuara për të jetuar, i cili ka një vendodhje shumë të mirë në qendër të ish-Bllokut. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë.
Zona ofron lehtësi të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime të ndryshme etj.
Prona gjendet në katin e 12-të i fundit, të një pallati të ri cilësor dhe me një administrim shumë të mirë. Apartamenti është mjaft i organizuar dhe me ambiente e hapësira të bollshme i cili mund të bëhet dhe 3+1. Rifiniturat e përdorura kanë cilesi mesatare, dy ambiente të shtruara me parket si dhe oxhak funksional. Ka orientimin jug-veri dhe me pamje shumë të bukur të zonës përreth.
Apartamenti ne shitje 2+1 me siperfaqe neto 135 m2 (150 m2 bruto), është i organizuar nga ambienti i ndenjës, ambient gatim+ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete (njëri me dritare) dhe 2 ballkone. Shitet pjesërisht i mobiluar.
Me çertifikatë pronësie.