- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 4+1 + parkim në shitje, me një vendodhje strategjike, pranë stadiumit “Air Albania”, ajrit të pastër dhe qetësisë së Parkut Kombëtar të Tiranës, 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku dhe afër disa institucioneve arsimore, shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Një nga zonat më të preferuara të Tiranës e cila ofron jetesë elitare.
Vendodhja e apartamentit ofron zona të dedikuara për këmbësor, biçikleta, ka supermarkete, shkolla, kopshte, çerdhe, bar/kafe, restorante sherbime etj.
Apartamenti është mjaft i organizuar pa humbje në sipërfaqen e tij, me ndriçim natyral gjatë gjithë kohës për arsye të orientimit shumë të mirë lindje-jug. Ka një cilësi shumë të lartë ndërtimi, me lartësi kati tek dhoma e ndenjës 3.65 m. Dritaret janë të gjitha dopio xham alumin nga jashtë dhe dru nga brenda, grilat persiane, e gjithë shtëpia është e shtruar me pllakë dhe mozaik guri, dyert prej druri, sistem ngrohje-ftohje me Chiller, oxhak me dru funksional dhe mobilimi cilësor.
Apartamenti në shitje 4+1 me sipërfaqe neto 203.3 + 49.7 m2 verande (sipërfaqe totale ndërtimi 273.5 m2) ndodhet ne katin e 8-të i fundit dhe me pamje shume te mire te zones. Organizohet nga një sallon i madh, kuzhinë e vecuar + ambient ngrënie, 4 dhoma gjumi, dhomë garderobë, lavanderi, 3 tualete, veranda e cila lidhet me te gjitha ambientet rreth e përqark dhe tarraca e shfrytëzueshme. Shitet bashkë me mobilimin.
Poshtë godinës ndodhet dhe 1 parkim i mbyllur në shitje me cmimin 40.000 Euro.
Me çertifikatë pronësie edhe ambientet e perbashketa.