- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
PRANE GJIMNAZIT “SAMI FRASHERI”
Apartament i ri në shitje në një nga projektet më të reja, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, prane Gjimnazit “Sami Frasheri”, në një zone mjaft të qetë dhe me trafik jo të rënduar. Me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, në rrugen e “Dibres”, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti do jetë 14 kate mbi tokë, ku 2 katet e para janë ambiente shërbimi dhe 3 kate parkim nëntokë. Do të ofrojë punime dhe rifinitura shumë cilësore, fasadë të ventiluar, shkallet me dritë, ashensorë, siguri 24 orë, etj. Ana arkitektonike e godines dhe ajo funksionale e apartamenteve të banimit është tepër e organizuar, ku janë parashikuar të gjitha facilitetet për një jetesë komode.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 62 m2 (74.13 m2 bruto) pozicionohet në katin e 7-të me orientimin lindje gje te cilen e ben te ndricuar gjate gjithe kohes me drite natyrale. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ngrënie, dhomë gjumi, tualeti dhe ballkoni.
Parkingjet shiten me cmimin 35,000 Euro posti.
Parashikohet të mbarojë ne vitin 2025.