- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
PRANE GJIMNAZIT “SAMI FRASHERI”
Apartament 2+1 në shitje në një pallat të ri, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, afer me Gjimnazin “Sami Frasheri”, në një zone mjaft të qetë dhe me trafik jo të rënduar. Me akses shumë të lehtë për në qendër, në unazë, “Bulevardi Zogu I” etj. Zona në të cilen ndodhet ka një rrjet të mirëfilltë shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Zona ofron supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime dhe rruge të dedikuara për këmbësore dhe bicikleta, etj.
Godina ku ndodhet apartamenti është 9 kate, ofron punime shumë cilesore, ashensor, fasadë të ventiluar, shkallët me ndricim, hidrant tek shkalla për shuarjen e zjarrit etj.
Apartament në shitje 2+1 me sipërfaqe neto 92.43 m2 (107.67 m2 bruto) pozicionohet në katin e katert me orientimin lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës + kuzhinë + ambient ngrënie, 2 dhoma gjumi, 2 tualete, njeri me dritare dhe 2 ballkone.
Tek ky apartament nuk jane perfunduar punimet e rifinitures, pasi mendohet qe ti zgjedhi vete bleresi.