- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 3+1 në shitje, i cili ka një vendodhje shumë të mirë, 5 minuta nga qendra e Tiranes, fare pranë Pazarit të ri dhe afer disa institucioneve arsimore-shoqërore, shëndetësore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë, një nga zonat më të preferuara të kryeqytetit.
Zona ofron sherbime të ndryshme si supermarkete, shkolla, qendra mjeksore, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, etj.
Prona ndodhet në një pallat 11 katsh, i cili ofron ashensor dhe administrim shumë të mirë. Apartamenti ka punime të mira, i mobiluar, i pajisur me sistem kondicionimi, vetratat e dritareve janë të mëdha të cilat lejojnë driten natyrale të jetë e pranishme gjatë gjithe kohes etj.
Apartament në shitje 3+1 me sipërfaqe neto 108 m2 (119 m2 bruto) pozicionohet në katin e 8-të teknik, me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambienti i ndenjës me hapesira te konsiderueshme + ambientin e kuzhines + ambient ngrënie, 3 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni.
Me certifikatë pronësie.