- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 3+1 në shitje i pershtatur ne 2+1, i cili ndodhet ndodhet në një nga zonat më të mira të kryeqytetit, ne qender të ish-Bllokut, afër si me qendren ashtu dhe me Parkun e Madh të Liqenit Artificial. Vetëm 5 minuta nga Kryeministria, nga qendra e Tiranës dhe afër disa institucioneve shtetërore, arsimore, shoqërore, tregtare si dhe këndeve të lojrave për fëmijë. Zona është mjaft tërheqëse dhe një nga më të preferuarat për të jetuar.
Vendodhja ofron sherbime të ndryshme, si supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, klinika, bar/kafe, restorante etj.
Prona ndodhet në një godine 10 katshe me 2 ashensor, i cili ofron cilesi ne ndertim, mirembajtje, jetese ne komunitet etj. Apartamenti ka hapësira të konsiderueshme me strukturë të rregullt, punime shumë të mira, me oxhak druri funksional, i shtruar me parket cilësor, dritaret me grila dhe i mobiluar totalisht.
Apartament në shitje 3+1 (i pershtatur ne 2+1) me siperfaqe neto 197.3 m2 (220 m2 bruto) kati 10 me orientimin jug gje te cilin e ben te ndricuar gjatë gjithë dites. Është i organizuar nga ambient ndenjeje në të cilen ndodhet dhe oxhaku funksional prej druri, ambient ngrenie i vecuar, kuzhine e vecuar me dritare, dy dhoma gjumi, dy tualete (njeri me dritare) dhe veranda nje pjese e te ciles është e mbuluar dhe e mobiluar nga e cila mund te shijoni driten natyrale dhe pamjen shume të mire te zones. Shitet me gjithe mobilimin cilesor.
Me çertifikatë pronësie.