- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartamenti në shitje ndodhet në një nga zonat më elitare të qytetit, pranë disa akseve kryesore, si Unaza e Vogel, Rruga “Komuna e Parisit” si dhe ka dalje te shpejte ne Unazen e Madhe te Tiranes. Pallati ka pranë ish-bllokun, Stadiumin “Selman Stermasi”, Shkolla “Vasil Shanto”, dhe institucione të tjera arsimore, shoqërore e tregtare.
Vendodhja e tij ofron zona të dedikuara për këmbesore dhe bicikleta, supermarkete, shkolla, kopshte, cerdhe, bar/kafe, restorante, shërbime etj.
Pallati është ndertuar ne fillim te viteve 2000, eshte i mirëmbajtur dhe me ashensor.
Apartamenti 2+1 në shitje me sipërfaqe neto 86 m2 dhe 95 m2 bruto, ndodhet në katin e 5 banim, me orientim shumë të mirë jug-lindje. Ofron dhomë ndenjë + kuzhinen me dritare, dy dhoma gjumi, dy tualete te dyja me dritare dhe ballkon. Ka punime të mira dhe i mirë-organizuar në hapsira. Shitet i mobiluar.
Me certifikatë pronësie.