- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Apartament 1+1 në shitje te Selvia, afer me Pazarin e ri, përballë shkollës Siri Kodra, vendodhja e të cilit është fare pranë qendrës, në një zone mjaft të qetë dhe me trafik jo të rënduar.
Zona në të cilen ndodhet prona, ka një rrjet të mirëfilltë strukturash shtetërore, shëndetësore, arsimore, shoqërore dhe tregëtare. Një nga zonat më të njohura dhe të kërkuara të Tiranës për banim dhe për investim.
Apartamenti ndodhet ne nje pallat te ri 8 katesh, i cili ofron cilesi te larte ndertimi, rifinitura bashkohore, pamje shume te mire, drite natyrale gjate gjithe dites, mirembajtje, ashensor etj. Apartamenti ka rifinitura shtese shume te mira, oxhak cilesor, sistem ngrohje dhe ftohje me AC, parket laminat, vetrata me dopio xham ne te gjitha ambientet nga ku hyn drite e bollshme. Lartesia e apartamentit është 2.9m.
Apartament në shitje 1+1 me sipërfaqe neto 83.6 m2 (92 m2 bruto) pozicionohet në katin e 8-të me orientimin lindje-veri. Organizohet nga ambienti i ndenjës me hapesira te konsiderueshme + ambientin e kuzhines + ambient ngrënie, dhome gjumi, tualet i madh dhe ballkoni.
Apartamenti ka dhe tarracen te shfrytezueshme.
Mundesi parkimi me qira poshte pallatit, vend i dedikuar.
Me certifikate pronesie.