“VERTICAL FOREST” TIRANA
ÇMIMI: 
488 000€
Apartament 3+1 Në Shitje - Adresa: “VERTICAL FOREST” TIRANA Tirane
Apartament 3+1 Në Shitje - Adresa: “VERTICAL FOREST” TIRANA Tirane
Apartament 3+1 Në Shitje - Adresa: “VERTICAL FOREST” TIRANA Tirane Apartament 3+1 Në Shitje - Adresa: “VERTICAL FOREST” TIRANA Tirane
Përshkrimi i pronës: 

RRUGA “DERVISH HIMA”

“Vertical Forest” Tirana, është një nga rezidencat e banimit më të reja e vendosur strategjikisht në një nga zonat më të preferuara dhe elitare të kryeqytetit, fare afer Parkut te Liqenit Artificial. Ndodhet pranë Stadiumit “Air Albania”, Sheshit “Nënë Tereza”, Bulevardit “Deshmoret e Kombit”, dhe vetëm 5 minuta nga Kryeministria, ish blloku, qendra dhe afër disa institucioneve arsimore shoqërore, tregtare dhe këndeve të lojrave për fëmijë.

“Vertical Forest” Tirana është konceptuar të shfaqet si oaz i gjelbërt në qytet, falë llojeve të bimëve tipike të përzgjedhura nga specialistët duke ju përshtatur klimes së vendit dhe orientimit të dritës natyrale. Falë arkitekturës së vecantë e cila vishet me fasadë xhami me karakteristikë termike, bën që të ketë ndricim natyral gjatë gjithë kohes dhe vizualitet të plotë të panorames së qytetit, parkut dhe gjelbërimit përgjatë ballkoneve.

Projekti ofron punime cilësore e elitare për cdo hapsirë, izolim termik dhe akustik, sistem ngrohje-ftohje me ventilim të sistemit HVAC të teknologjisë më të lartë, sistem për dedektim të tymit dhe të gazit CO në parkim, sistem i automatizuar për vaditjen, sistem rezervimi me gjenerator për ashensorët dhe ndricimin e shkalleve të emergjencës, 3 ashensorë “Kone” (kapaciteti 13 persona), siguri të lartë, rezistencë nga termetet 9 balle, sistem monitorimi sigurie me kamera 24 orë, një ashensor për emergjenca, shkallë emergjence me dalje të diferencuar, sistem audio-evakuimi në parkim, parkim të garantuar për cdo apartament etj.

Godina është strukturë banimi dhe sherbimesh me 21 kate mbi tokë dhe 4 kate parkim nën tokë, e cila do të ofrojë jetesë komode me standart të lartë.

Apartament i ri në shitje 3+1 me siperfaqe neto 126 m2 (152.64 m2 bruto), pozicionohet në katin 10-të teknik me orientimin jug dhe pamje te bukur. Organizohet nga ambienti i ndenjës + ngrënie + kuzhinë, dhoma matrimoniale + tualet + garderobë, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dite dhe ballkoni i gjelbëruar.

Projekti është parashikuar të mbaroje në shtator 2023.

Detajet e Pronës
ÇMIMI: 
488 000€
QYTETI: 
Tirane
TIPI: 
3+1
SIPËRFAQJE NETO: 
126m 2
SIPËRFAQJA TOTALE: 
153m 2
BALLKON: 
1
BANJO TOTAL: 
3
DHOMA: 
3
ORIENTIMI: 
Jug
PAMJA: 
Shume e mirë
ASHENSOR: 
Po
KATI: 
10
KATET E PRONES: 
21
PRONA: 
E re
HIPOTEKË: 
Kontrate sipermarrje
VITI I NDËRTIMIT: 
2023
X

Kontakto Agjentin

CAPTCHA
Ky test shërben për të parandaluar spamin.
Image CAPTCHA
Enter the characters shown in the image.