- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Vilat “Forest”, është një nga rezidencat e banimit më të reja eskluzive e cila do të ofrojë vila, apartamente, ambiente shërbimi, kënde rekreative për fëmijēt dhe oborre të gjelbëruara, pozicionohet në zonën më të bukur të Tiranës. Ka akses të menjëhershëm tek Parku i Madh i Liqenit, unazen e madhe dhe me një distancë të shkurtër nga pikat kryesore të qytetit. Projekti spikat me vendodhjen e tij unike gjë e cila të jep mundësinë të jetosh jashtë qytetit por dhe pranë tij njëkohësisht.
Vilat “Forest” është e konceptuar me nderthurjen e jetesës pranë qytetit dhe fare pranë gjelbërimit dhe natyrës duke ju garantuar dritë natyrale gjatë gjithë kohës dhe pamje të plotë mbi Parkun e Liqenit, ullishtet dhe kodrat përreth.
Vilat “Forest” ofron punime shumë cilësore, projektet e te cilave do te lejojnë depërtimin e dritës natyrale gjate gjithe kohes. Ndarjet e ambienteve do të jenë me mure gipsi, termoizolim dhe zë-izolim të plotë si dhe sistem ekologjike, residence e rrethuar dhe siguri maksimale 24/7, mirëmbajtje e ambienteve të përbashkëta, komunitet i përzgjedhur, gjelbërim, parkim i garantuar, privatësi dhe qetësi. Vilat ofrojnë dhe oxhak. Treguesit e projektit janë më të ulëtit e lejuar brenda qytetit me intensitet ndertimi vetem 0.3.
Apartament ne shitje 3+1 me siperfaqe neto 122.15 m2 (139.86 m2 bruto) në katin e 3-të me orientimin jug-lindje. Organizohet nga ambient ndenje + kuzhine + ngrënie, dhomë matrimoniale + garderobë + tualet, 2 dhoma gjumi, tualet me dritare, depo lavanderi dhe ballkoni që lidhet me sallonin.
Shiten dhe dy parkime me cmimin 25,000 Euro secili.
Parashikuar të mbaroje në mars 2023.