- Rreth nesh
- Pronat
- Studimi i Tregut
- Shërbime
- Kontakt
Në një zonë mjaft të mirë, pranë Don Boskos shitet restorant në gjëndje pune. Ndodhet afer me Kompleksin Vizion Plus, unazen e vogël, Zogun e Zi dhe aksin kryesor hyrës në Tiranë, rrugen e “Durrësit”. Zona ka pranë disa institucione arsimore, shtetërore, shoqërore dhe vetem 10 minuta ecje nga qendra e Tiranës.
Ambienti ndodhet buzë rrugës, në një zonë të frekuentuar dhe me vizibilitet të lartë.
Restorant në shitje me sipërfaqe në katin përdhe 124 m2 + 24 mezzanine + 98 m2 në katin +1 dhe 120 m2 bodrum. Sipërfaqja reale e shfrytëzueshme është 366 m2 kurse me letra 270 m2. Organizohet nga kuzhina, ambienti i restorantit ne katin perdhe, mezzanine, kati +1, bodrumi dhe 3 tualete.
Restoranti shitet si biznes me të gjitha investimet ekstra që janë bërë si kuzhina dhe të gjitha pajisjet e saj, mobilimi, sistem ngrohje-ftohje me Chiller Daikin, 6 frigorifera, Abatitor për ushqimet e freskëta dhe krudo etj. Disponon dhe depozitë uji 2000 litra. Investimet jane bere te gjitha qe nga fillimi, duke perfshire dhe rifiniturat e brendshme, tualetet dhe dritaret.
Me certifikate pronesie.
Prona shitet si investim me qira të garantuar 2300 Euro / muaj bruto.